Një grua 57 vjeçe me aftësi të kufizuara, është gjetur e mbytur në një fuçi me ujë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe.

Sipas të dhënave nga policia, viktima me iniciale V.R., dyshohet se është mbytur në fuçinë me ujë nga vetë familjarët e saj.

Grupi hetimor po kryen veprimet për të bardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.