Covid -19 i ka marrë jetën një gjyqtarit Durim Kadiu.
Lajmin për vdekjen e ka dhënë miku i tij ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi, i cili shkruan në Facebook, se koronavirusi i mori jetën gjyqtari pas disa javë sfilitje.
“E pabesueshme! Miku im i mirë, Durim Kadiu nuk jeton më. Sëmundja e mallkuar covid 19, e cila e sfiliti për disa javë, i mori jetën. Nuk do kemi më midis nesh njeriun fisnik, gjyqtarin dhe familjarin shembullor. Njeri i ligjit nga viti 1994, gjyqtar, kryetar i Gjykatës së Kavajës, drejtor i kabinetit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndihmësgjyqtar i Gjykatës së Lartë, Durimi la kudo emrin e një njeriu të mirë dhe profesionisti të përkushtuar. Ngushëllime për nënën e tij, bashkëshorten dhe vajzat. Shpirti i tij pushoftë në paqe në amshim.”