Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Lezhë, ku 5 persona kanë abuzuar seksualisht me një të mitur 15 vjeçare.
Mësohet se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për faktin që e mitura kishte kryer marrëdhënie seksuale me njërin prej dhunuesve. Sipas saj ka qenë e detyruar t’a bënte një gjë të tillë.
Më pas kanë nisur shantazhimet drejt saj nga 5 personat të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin zotëronin videon ku e mitura shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me personin tjetër.
E mitura dhe familjarët e saj ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike. Mbrëmë kanë bërë denoncimin në komisariatin e Lezhës për rastin në fjalë. Dhunuesit njiheshin me vajzën e mitur pasi banonin në të njëjtin fshat.





