E mbani mend të shëmtuarën Beti? Me syze, tela tek dhëmbët dhe baluken e çuditshme, ajo ishte një figurë qesharake e serialit kolumbian aq të pëlqyer, disa vite më parë. Por sot,  42-vjeçarja mund të jetë gjithçka përveçse e shëmtuar. Ana Maria Orozo Arsitizabal luajti Betin e shëmtuar në shfaqjen e famshme televizive kolumbiane, që më pas u bë sukses mbarë-botëror.

Ajo ka pozuar nudo për revistën “SoHo”, duke ekspozuar forma fantastike për moshën e saj. Mamaja e dy fëmijëve nuk e pati aspak problem të zhvishej për setin fotografik, ndërsa shtoi se është ‘e qetë për trupin e saj’.

Sipas TVnotas, Ana Maria ka thënë: “Nuk më kanë kërkuar kurrë më parë të pozoj nudo, prandaj tani që e mora një ofertë thashë me vete, pse jo? Jam shumë e lumtur, jam e kënaqur me fotot, është një rezultat spektakolar.