E mbani mend ‘Betin e shëmtuar’? Vetëm në rolin e saj në film ka qenë e tillë, sepse 42-vjeçarja mund të jetë gjithçka tjetër, veçse e shëmtuar jo.
Ana Maria Orozo Arsitizabal, luajti të shëmtuarën Beti në shfaqjen e famshme televizive kolumbiane, që më pas u bë sukses mbarë-botëror.
Aktorja mahnitëse ka pozuar nudo për revistën “SoHo”, duke ekspozuar forma fantastike për moshën e saj. Mamaja e dy fëmijëve nuk e pati aspak problem të zhvishej për setin fotografik, ndërsa shtoi se është ‘e qetë për trupin e saj’.
“Nuk më kanë kërkuar kurrë më parë të pozoj nudo, prandaj tani që e mora një ofertë thashë me vete, pse jo? Jam shumë e lumtur, jam e kënaqur me fotot, është një rezultat spektakolar”, ka thënë Ana Maria.





