I shkarkuar disa ditë më parë, menjëherë pas pjesëmarrjes në Kuvendin e datës 11 dhjetor, të thirrur nga Sali Berisha, Rezeart Tusha është zëvendësuar nga Redi Varaku.

Ish-kreu i degës së Shijakut dhe kandidati për deputet është zëvendësuar nga Varaku, me profesion gazetar dhe analist dhe i njohur si mbështetës i Bashës. Varaku, i njohur edhe si pedagog dhe ekspert i çështjeve Anglo-Amerikane.

Pak më herët, Tusha konfirmoi për “DurrësLajm” se kishte mbërritur nga selia qendrore shkresa zyrtare për shkarkimin e tij, por ai nuk e njeh vendimin e Bashës, pasi ky i fundit u shkarkua si kryetar i PD në Kuvendin e së shtunës së kaluar me votat e 4446 delegatëve.

Pas Kuvendit të 11 dhjetorit, kryesia e PD shkarkoi kryetarët e 11 degëve; Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.