Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat është pyetur në lidhje me deklaratën e Arben Ahmetaj, i cili tha se kryeministri Rama e shkarkoi si Sekretar të Përgjithshëm të PS vetëm sepse i doli në mbrojtje ish-zv/kryeministrit.
Në përgjigjen e tij, Gjiknuri tha se aryset e largimit i ka dhënë në konferencë për media, ndërsa shtoi se kujtimet e tij do t’i shkruajë kur të dalë në pension politik.
“E para, këtu jam për reformën zgjedhore, e dyta shpjegimet e mia i kam dhënë në një konferencë për shtyp, kur të dal në pension politik do të shkruaj kujtimet e mia”, tha Gjiknuri.