Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar feston sot 29-vjetorin e themelimit dhe figura të njohura në Partinë Socialiste kanë përshëndetur përvjetorin e kësaj strukture rinore.

Por ish-kandidati për kreun e PS-së Durrës, Ardit Kërtusha, i cili për një mandat 4-vjeçar ka mbajtur postin e kryetarit të FRESSH Durrës ka kritikuar gjendjen aktuale të Forumit Rinor Eurosocialist.

Sipas Kërtushës, FRESSH është shkatërruar nga të njëjtët politikanë që duan të shkatërrojnë të ardhmen e vendit, të cilët mendojnë se drejtimin e partisë ua la trashëgimi gjyshi.

Më tej, ai përmend kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë se e shkriu këtë forum me arsyen e mosfunksionimit të tij.

“Përpos gjithë kësaj makabërie të bërë ndaj këtij forumi, dëgjojmë dhe etiketimet e fundit që portalet më me zë nëShqipëri, i  etiketojnë freshistat me emrin “sufllaqexhit” të cilët s’bëjnë gjë tjetër, por rrinë pas ekraneve të telefonave duke dhënë like dhe share për një sufllaqe më shumë”, përfundon ish-kreu i FRESSH Durrës.

REAGIMI I PLOTË

Gëzuar Fresh që të çuan për lesh!

Çdo datë 15 janar, shumë politikan ”karriere ” të spektrit të majtë, nxitojnë të bëjnë urime me hipokrizinë më të madhe për forumin rinor eurosocialist. Për të treguar se sa shumë e duan të ardhmen e partisë së tyre, rrjedhimisht dhe të ardhmen e vendit.

Për këtë të fundit janë kujdesur të gjitha palët politike në vend ç’është e drejta, në krijimin e sistemimit piramidal arsimor, ku diploma nuk fitohej por blihej nëpër Vitrina Magazina të Kristalizuara dhe të akredituara. Për këtë të ardhme, që janë kujdesur për ta shkatërruar, është i njohur gjerësisht opinioni publik, por për te ardhmen e të rinjve të cilët kanë dëshire të angazhohen në grupime politike, për shumicën dërmuese, është një terr informacioni, pasi ose nuk u ka interesuar ose nuk e ndjekin politikën dhe s`kanë besim tek kjo ose janë zbehur forumet aq shumë sa vetëm emri u ka ngelur më kot vetëm për të treguar që jemi forcë e madhe me histori dhe me forume.

Por janë po këto politikanë të cilët sapo mbaron data 15 janar thonë c’na duhet ky forum nëpër këmbë, se këta vetëm kërkesa kanë dhe mos padashje na formojnë ose zbulojnë ndonjë lider të ardhshëm dhe që nesër mund të na rrezikojë vendet e fëmijëve tanë në drejtimin e partisë sonë, që sipas tyre ua la trashëgimi gjyshi. Ndaj shqetësohen që t’i arsimojnë fëmijët e tyre jashtë vendi për të marrë frerët e partisë që këta do t ‘ua trashëgojnë atyre.

Me keqardhje, këta politikanët tanë post komunistë ecin me fantazmat e së kaluarës ku fjala Bllokmen u është rrënjosur thellë në subkoshiencën e tyre. Jo si term por si përmbajtje, pasi vetë janë shndërruar nga provincialë politik ne bllokmena, ndaj obligimi i tyre është të bëjnë dhe këta provincialë të rëndomte trashëgiminë e pushtetit tek fëmijët e tyre tashmë të mësuar dhe të etur përgjithmonë për jetën e luksit.

Keqardhje se ku ka përfunduar Fressh-i i sotëm i dalë nga Voice. Ku me të drejtë nuk u kuptua ishte garë për këngë apo për forumin rinor të Partisë Socialistë. Dhe ku fill pas një viti nga kjo pseudo garë Voice, Edi Rama e shkriu përsëri këtë forum me arsyen e mosfunksionimit të tij. Dje, ku në mbledhjen e kryesisë së partisë ai ia faturoi fajin e protestës së studentëve drejtë për drejt Fresshit, pasi dhe ato pak anëtar që i patën mbetur ishin ne krye të kësaj proteste. Përpos gjithë kësaj makabërie të bërë ndaj këtij forumi, dëgjojmë dhe etiketimet e fundit që portalet më me zë ne Shqipëri, i  etiketojnë freshistat me emrin sufllaqexhit të cilët s`bëjnë gjë tjetër, por rrinë pas ekraneve të telefonave duke dhënë like dhe share për një sufllaqe më shumë. Denegrim total! Gëzuar Freesh!