Makina e gjetur e djegur në Sukth mëngjesin e sotëm, dyshohet se iu përket autorëve që ekzekutuan Edmond Koçin në lagjen 16 në Durrës.
Siç duket në videon e mëposhtme, makina tip “Benz” është shkrumbuar plotësisht ndërsa shenja e djegies ka mbetur edhe në tokë.
Forca të shumta policie kanë shkruar në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova materiale që pritet të hedhin dritë mbi identitetin e autorëve të krimit.
Deri më tani e vetmja provë e bërë publike ishte arma që është përdorur në vrasje, e cila është gjetur brenda në mjet.
Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se makina tip “Benz” është me targa të vjedhura në Tiranë.





