Angli, 9 shtator 2014 – Ndarja nga Johnny Depp ishte një periudhë shumë e vështirë për Kate Moss, e cila u hodh në krahët e drogës dhe alkoolit nga dëshpërimi
Këto detaje janë bërë publike në librin më të fundit të Maureen Callahan.
Libri mban titullin Champagne Supernova dhe në të thuhet se: “Johnny i shkatërroi zemrën. Ajo u mërzit aq shumë sa u hodh në krahët e drogës, heroinës e alkoolit”.
Po sipas librit në fjalë, Moss e kishte nisur këtë rrugë që përpara se të njihej me Depp.
Lidhja mes tyre duket se e inkurajoi edhe më shumë në atë kohë që të konsumonte lëndë narkotike, ndërsa ndarja bëri që supermodelja të kalonte një ndër periudhat më të vështira të jetës.
Pas kësaj periudhe ajo përfundoi në qendër rehabilitimi ku qëndroi për 5 javë.
E njejta gjë u përsërit edhe në vitin 2005, kur u publikuan imazhet e Moss teksa po konsumonte kokainë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





