Zbulohet e kaluara e frilkshme e Dan Hutrës, njeriut që kreu krimin e rëndë ditën e sotme, i cili pasi shkoi në banesën e familjes së ish-bashkëjetueses Elena Hysa, ekzekutoi me armë motrën dhe kunatën e saj.

Dani dhe Elena ishin ndarë prej disa kohësh për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin, ndërsa ai ishte dënuar për dhunë në familje, dënim të cilin e kishte përfunduar më 16 shkurt të këtij viti.

Por e shkuara e Dan Hutrës nuk mbaron me kaq. Kjo pasi në vitin 2007 në atë kohë 25 vjeç, ai do të vriste gruan e tij Dafina Havalja.

Më 16 dhjetor të vitit 2007 ai do të arrestohej për vrasjen me thikë të vajzës, me të cilën ai bashkëjetonte në atë kohë në një banesë me qira në një lagje të Tiranës.

Sipas dëshmisë së familjarëve të viktimës në atë kohë, dhëndrri ua kishte pohuar në telefon vrasjen, duke u treguar se ku ndodhej trupi pajetë i Dafinës.

Familjarët kanë treguar se në momentin e telefonates, Hutra ndodhej ende në Shqipëri, ndërkohë që policia kishte dyshime të forta se 25-vjeçari kishte kaluar kufirin me Greqinë. Pavaresisht këtyre Hutra do të ndalohej nga policia e Kukësit.

Ndërsa sot, ai është autor i plagosjes së ish-bashkëshortes, 35-vjeçares Elena Hysa dhe nënës së saj, Kujtime Hysa, 60-vjeçe. Ndërsa viktimat e krimit janë 30-vjeçarja Mevlute Hysa, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe 30-vjeçarja Hasime Dafku (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

40-vjeçari pasi ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.