Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari kanë mbërritur në Presidencë, ku janë konsultuar me Ilir Metën për datën e zgjedhjeve.
Më herët, presidenti priti në takim kryeministrin Edi Rama dhe pas tij, kryedemokratin Lulzim Bashën.
Presidenti Ilir Meta ka nisur ditën e sotme takimet konsultuese me krerët e partive politike në vend për të përcaktuar një datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të viti 2021 brenda periudhës 15 prill deri më 15 maj.
Opozita kërkon 18 prillin për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa socialistët duket se janë të hapur për çdo lloj date përveç 2 majit, kur festohen Pashkët.





