Një 74-vjeçare ekuadoriane u shpall nga autoritetet e vdekur prej koronavirusit, por më vonë u zbulua se ajo ishte gjallë dhe ishte bërë një ngatërresë.
Familjarët e Alba Marurit u informuan më 27 mars për vdekjen e saj muajin e kaluar dhe i morën hirin.
Të afërmve iu ofrua për të parë një trup në morg, por duke mbajtur distancë për shkak të infektimeve. Ishte nipi i Maruri, Jaime Morla, ai që i tha zyrtarëve të spitalit se viktima ishte halla e tij.
“Kisha frikë të shikoja fytyrën e saj. Isha larg një metër e gjysmë. Kishte të njëjtët flokë, të njëjtën ngjyrë lëkure”, tha ai.
Por 74-vjeçarja u zgjua nga koma të enjten dhe kërkoi nga doktorët që të telefononte të motrën.
Familjarët e saj u gëzuan nga lajmi që morën, por mbetën të paqartë se hirin e kujt morën në shtëpi. Spitali kërkoi falje për ngatërresën.
Ngjarja ndodhi në Guayaquil, epiqendrën e koronavirusit në Ekuador, shtet i cili është goditur fuqishëm nga pandemia. Atje llogariten mbi 22 719 të infektuar dhe 576 viktima.
Familja e saj ka kërkuar që të kompensohet për ngatërresën.





