Adriana Matoshi, aktore dhe deputete e Kuvendit të Kosovës e cila është përfolur gjatë për betejat e saj me një sëmundje të rëndë, së fundmi ka parë në TikTok, lajmin për vdekjen e saj.
Aktorja ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e përgënjeshtron këtë lajm dhe shprehet se ka shumë njerëz që e duan të vdekur, por askush nuk mund të dalë para Zotit.
“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’po mundeni kurrqysh me dalë, çka me bo që ai po don unë me jetu fuqishëm?”, shkroi Matoshi.
Me humor, ajo thotë se emrin ia kanë shkruar gabim.
“Me D e kam emrin o popull. ADriana sa herë me ju tregu?”, shtoi Matoshi me humor.