Në rrjetin social Twiter kanë shpallur të vdekur nga mbidoza këngëtaren me origjinë shqiptare Bebe Rexha.
“Lajmi i fundit: CNN ka konfirmuar që ylli i popit Bebe Rexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe Rexhës ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke thënë: Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira”, shkruante statusi në Twitter i shpërndarë nga një person.
Edhe pse lajmi ishte i rremë, disa përdorues në rrjetet sociale bënë homazhe për “këngëtaren e ndjerë”. Më pas vetë këngëtarja ka përgënjeshtruar lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.
“O Zot i madh na ruaj, ndalo dreqin. Jesus. Unë qëndroj jashtë linjës për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga mbidoza e një droge?!?!”- shkroi ajo më tej në statusin e saj në Twitter.





