ITALI, 4 maj 2013- Për favorizim të sulmit, hetohet edhe ish- avokatja e shkodranit Rubin Talaban, sulmuesit, i cili i hodhi acidin në fytyrë avokates italiane Lucia Annibali.
Avokatja shqiptare quhet Ina Begiçi dhe është 31 vjeç. Ajo ka një studio avokatie në Pesaro.
Sipas të dhënave, mësohet se avokatja shqiptare ka folur në telefon me shqiptarin që atë kohë ishte në arrati duke e këshilluar të lexojë gazetat duke qenë se po e kërkonin për ta arrestuar.
Për rastin në fjalë përveç ish- të fejuarit të avokates italiane, është arrestuar edhe një tjetër shqiptar i quajtur Alistin Precetaj.





