Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në Facebook foton e një gruaje të infektuar nga Covid-19, e cila është e intubuar në Spitalin Infektiv.
Manastirliu apelon të gjithë qytetarët, që të ndalen pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën, që sot ka ditëlindjen dhe në pamundësi për ta parë, fëmijët i kanë dërguar një tufë me lule në spital.
POSTIMI I MINISTRES
Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv
Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!
‼️Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!
#VendoseMaskën
#ShpëtoJetë





