Sot u nda nga jeta aktorja e mirënjohur Mimika Luca. Aktorja e madhe e skenës shqiptare ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.

Djali i saj, biznesmeni Gjergj Luca ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale, ku njofton se varrimi bëhet nesër në orën 12:00.

Po ashtu njofton se në të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë do të priten të afërm dhe miq që duan t’i japin lamtumirën e fundit aktores.

Sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00 dhe nesër nga ora 08:00 deri në orën 12:00.

Postimi i Gjergj Lucës:

Gjergj Luca: E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë!

Miqtë dhe dashamirët i presim të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë.

Nga, sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00

Nesër, nga ora 08:00 deri në orën 12:00

Varrimi bëhet nesër në orën 12:00

Në Varrezat e Sharrës