22 mars 2014 – Mbrëmja e sotme televizive ofron humor, këngë dhe gatim. Në Top Channel  në 20:45 rikthehet programi i kuzhinës “Masterchef”. Gara në Masterchef do të jetë edhe më e fortë sonte në mbrëmje sepse 25 konkurrentët e kualifikuar do të vendosen përpara sfidave të reja në këtë fazë të re, tërësisht ndryshe me çka janë përballur më parë.  Nën presionin e kohës, ata duhet të tregojnë sa të aftë janë të punojnë, por edhe të krijojnë. Do të eleminohen 11 konkurrentë dhe do të mbeten në garën 14 të tjerët.  Në TV Klan, në orën 21:00 transmetohet spektakli “Kënga ime”, i drejtuar nga Pandi Laço. Ky spektakël muzikor, i nisur një javë më parë, do të zgjasë për 15 të shtuna rresht. Në Vizion Plus në orën 21:00 vjen si çdo javë programi i humorit “Al Pazar” ku ndër aktorët kryesorë janë Agron Llakaj dhe Behar Mera.