Shqipëria do të hedhë një të rëndësishëm të rrugëtimit europian më datë 15 tetor.
Shqipëria do të hapë negociatat me Bashkimin Europian për grup kapitullin e parë.
Takimi do të mbahet në Luksemburg, ndërsa po në këtë datë mbahet edhe konferenca e dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Grup kapitulli i parë është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia e gjyqësori.
Grup kapitulli i parë, ose siç quhet ndryshe ‘bazat’ përfshin në total 7 kapituj, si më poshtë:
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma e administratës publike
-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Kapitulli 5 – Prokurimi publik
-Kapitulli 18 – Statistikat
-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar
Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike:
Bazat: Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.
Negociatat për grupin Bazat hapen së pari dhe mbyllen së fundi. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.