Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se 1 person shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D.H., 36 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 85 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.