Anëtarë dhe simpatizantë të LSI në Durrës kanë shpërndarë një video virale, me titull “Për Durrësin që NUK duam”. Që në emërtim duket një anti reklamë ndaj sloganit të partisë Socialiste, “Për Shqipërinë që duam”. 

Në video shfaqen pamje nga lagje të ndryshme të qytetit, të cilat flasin për gjendjen e rëndë infrastrukturore në shumë zona. Kanale të ujërave të zeza të papastruara, grumbuj mbeturinash, rrugë të amortizuara, varfëri, por dhe pamje nga “Veliera” e “famshme, vijnë në 1 minutë të përmbledhura në këtë video. 

*Ky është një artikull i sponsorizuar dhe nuk paraqet politikën editoriale të DurrësLajm