DURRËS, 15 dhjetor 2014 – Vetëm disa metra larg një tempulli të braktisur, është gjetur kjo grua në formë të fetusit, që besohet të jetë e kohës së civilizimit Inka.
Arkeologët e kanë gjetur rastësisht trupin e gruas, që mendohet të ketë vdekur në moshën 50 vjeçare, në Pachacamac, në Lima të Perusë. Në të njëjtin vend janë gjetur edhe shumë trupa të fëmijëve, që besohet të jenë vrarë në rituale të ndryshme fetare. Me kujdes maksimal, arkeologët janë munduar të mos e dëmtojnë atë kur e kanë dërguar në një ekspozitë në Francë.





