Këngëtarja me origjinë nga Kosova, që në këtë periudhë të karrierës është në majat e suksesit, Dua Lipa, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram se do të mbajë një koncert në Prishtinë.
“Më në fund një koncert në vendlindje! Shihemi së shpejti në Prishtinë. Mezi po pres”, ka shkruar ajo në llogarinë personale.
Koncerti do të mbahet më 9 gusht në Gërmi të Prishtinës.





