Kënëgtarja Bebe Rexha është hasur në koncertin e saj të fundit në New York, me një situatë të paprecedentë.

Teksa këngëtarja me origjinë shqiptare ka bërë shqiponjën drejt publikut, është goditur në kokë me një telefon.

Bebe Rexha ka përfunduar në urgjencë, ku nëna e saj njoftoi se i janë nevojitur 3 të qepura në kokë.

Autoritetet kanë konfirmuan se agresori është Nicolas Malvagna, 27 vjeç, nga New Jersey, dhe është arrestuar dhe akuzuar për sulm.

Fansat njoftuan sigurinë menjëherë, pasi Malvanga dyshohet se hodhi telefonin.

Tifozët i bërtisnin e shanin Malvanga-s teksa ai u shoqërua nga vendi i ngjarjes duke bërtitur ‘ky është sulm’, të tjerët filluan të ofendonin.