Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Kosovë, me pasojë plagosjen e dy personave. 

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 20.00 në fshatin Zabel i Epërm në Drenas, një person ka shtënë me armë dhe ka plagosur dy persona, me të cilët kishte mosmarrëveshje dhe që e kishin sulmuar me shufra hekuri.

Të plagosurit janë në QKUK nën kujdesin e mjekëve. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.