Gjesti i këngëtares shqiptare Eleni Foureira teksa bënte simbolin e shqiponjës me këngëtarin Eugent Bushpepa, bëri jehonë të madhe në mediat greke, ku disa prej tyre edhe e hiperbolizuan.

Televizioni "Star" shkruante në faqen e tij në internet se veprimi i dy këngëtarëve tregonte "Shqipërinë e Madhe", duke e lidhur me nacionalistët dhe UÇK-në.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë Eleni, e cila do të përfaqësojë Qipron në “Eurovizion”.Nëpërmjet një historie në profilin e saj në “Instagram”  ajo shkruan: 

"Muzika është për të bashkuar dhe jo ndarë njerëz, e prandaj jam këtu pa asnjë lidhje me gjithë këto çështje nacionaliste që disa njerëz më akuzojnë mua. Me të vërtetë e dua Greqinë dhe askush e asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Le të shkojmë tani e të përfaqësojmë Qipron në mënyrën më të mirë".