Babai i 12-vjeçares nga Pogradeci e cila i dha fund jetës, ka rrëfyer ngjarjen e rëndë për emisionin “Me zemër të Hapur”, me gazetaren Evis Ahmeti.
Ai ka tregua e vajza e tij ka takuar pas 7 vitesh të ëmën, por shton se në fillim ajo nuk ka dashur, për shkak se sipas tij, nuk e pranonte që ajo e kishte braktisur.
Pjesë nga intervista:
Unë isha në punë, kishin marrë ne telefon kushërinjtë, por më thanë që është sëmurë gjyshi jo vajza.
Atë ditë unë ika në mëngjes herët dhe e lash në gjumë.
Në darkë folëm, biseda e fundit si çdo natë, qeshnim lozim, jo ndonjë bisedë të veçantë.
Nuk vura re asgjë ndryshe te vajza. Jam interesuar për përgjigjen e autopsisë, por ende nuk ka dalë, nesër do vete ta marr, por me sa më thonë nuk ka shenja dhune…
Marrëdhënia ime me vajzën ka qenë shumë e mirë. Unë jetoj me bashkëshorten dhe fëmijët e mi. Vajza rrinte me mua, në një shtëpi. Marrëdhënien e ka pasur të ngushtë me gjyshërit, sepse jemi afër me prindërit e mi.
Marrëdhënia ime me gocën ka qenë shumë e mirë, dhe vetë nuk e di si nuk e kuptova këtë gjë. Nuk kishte ndonjë gjë… Marrëdhënia vajzës time me gruan ka qenë shumë e mirë, i thërriste mami dhe jo në emër.
Vajza nuk ka kërkuar që ta takojë nënën e saj biologjike. Në muajin prill më merr në tel kryetari i komunës dhe më thotë që nëna e saj do të takojë vajën, dhe i kam thënë që ta takojë në një vend të hapur që të jemi në prani dhe ne.
E ka takuar 5 minuta të ëmën dhe ka ikur. Vajza nuk ishte e emocionuar, nuk donte ta takonte, por pastaj gjatë ditës që i kishte thënë dhe babi im shkoi. Unë nuk i flisja shumë për të se nuk doja ta mërzisja, por thoshte që s’dua ta takoj sepse iku dhe më la, e kështu gjërash.
Kujdestarinë e vajzës e kërkova unë, sepse doja ta mbaja vetë, sepse dhe pse ia la gjykata e saj në fillim, ajo nuk erdhi ta takonte.
Ditën e varrimit të vajzës, nuk kam komunikuar fare me ish-gruan.
Nuk e di pse vajza e ndërmori atë veprim.