Futbollistja shqiptare Anisa Saini, nga sot është emëruar zyrtarisht në ekipin e U18 të KF Brondby në Danimarkë.
Absolutisht që talenti i saj ka tërhequr dhe vëmendjen e trajnerit të ekipit U18. Për shkak të zotësisë dhe rezultateve të shkëlqyeshme që ka treguar deri më tani, ajo do të zhvendoset nga U16 në U18.
“Anisa është një lojtare teknike dhe shumë e aftë, ajo ka qenë mjaft e qartë për rolin e saj në U16. Talenti saj dhe aftësia për të çuar topin atje ku duhet e bëjnë atë të aftë të garojë me lojtarët aktual të U18”, shprehet Lasse Petersen.
“Jam shumë e lumtur dhe do mundohet që ta shfrytëzojë sa më mirë për karrierën time në futboll mundësinë që më është dhënë”, shprehet vetë Anisa për mediat në Danimarkë.





