Teksa ishte e ftuar të shtunën që lamë pas në "Xing me Ermalin", Elvana Gjata u rikthye pas në kohë duke risjellë në vëmendje edhe një herë eleminimin tek "Ethet e së premtes", një show muzikor nga i cili kanë dalë shumë emra të muzikës shqiptare.

"Ishe te Ethet? A të skualifikuan?" pyet Ermali në një moment Elvanën."Ka qenë në garë për skualifikim Elvana Gjata dhe Besmir Metani. Elvanën e skualifikuan dhe Besmir Metani vazhdoi garën. D.m.th. Besmir Metani qëndroi, Elvana Gjatën e skualifikuan. Dhe Besmir Metani vazhdoi garën. Besmir Metani! Nuk di d.m.th. Besmir Metani", – përsëriti disa herë Ermali si për të krahasuar suksesin e Elvanës në muzikë dhe Metanit i cili tashmë drejton emisionin e mëngjesit në Ora News.

Moderatori Besmir Metani, i cili  prej vitesh i është përkushtuar më shumë prezantimit sesa muzikës, i është përgjigjur Ermalit përmes një postimi në Instagram, ku tregon se komentin që bëri moderator i Xingut, e ka marrë në sensin e shakasë.

"Elvana Gjata, fiks 15 vite më parë në shkurt, e ti je e bukur njësoj si atëherë! Të uroj shumë suksese kudo që të jesh. Ermal Mamaqi, nuk hoqën Elvanën për të më lënë mua, ishte strategjia e Atij që të na spostonte ne që kishim më shumë vota sesa gjithë pjesa tjetër e grupit që të përgatiste rrugën për çfarë kishte planifikuar ay, edhe mos të të duket çudi që kam pasur me shumë vota se 6 të tjerët bashkë. E sa për zërin tim, o zoti këngëtar, unë s’di si të marrin kompjuterët përsipër ty. Ermal, je Loti Vu".