Dje u përhap nëpër media një video ku Olti Curri ironizonte moderatoren Fjoralba Ponari për një lapsus që ajo bëri gjatë emisionit “E diell”. Ajo po tregonte se bukuria s’është vetëm çështje fati, por edhe çështje profesionalizmi.

“Sigurisht që bukuria është çështje profesionalizmi. Psh një shofer është i bukur si një gomë rezervë, një këngëtar është i bukur si një mikrofon, një gjinekolog është i bukur si… si ta them…”, ironizonte Olti.

E menjëherë ka reaguar moderatorja duke i komentuar Oltit: “E mo po mos i prit sipas qefit videot promocionale”.

Ndërsa Olti i është përgjigjur: “Prite qepe si ta duash, lapsusi ishte yll”.

Ndërkohë Fjoralba i thotë: “Çështja është që po ta ofrojë të plotë, s’do kishe ç’të ironizoje këtu e ç’të kënaqje popullin”.

“Me thënë të drejtën kaq sa ke thënë mjafton, nuk ka rëndësi çfarë ke thënë në vazhdim sepse lapsusi është në këtë që thua. “Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është çështje fati është edhe çështje profesionalizmi”… Sipas teje të lindësh e bukur nuk është fat, por edhe profesionalizëm!! Si lind i bukur me profesionalizëm?? Duke ndërhyrë në laboratorët e gjinekologjisë në ADN? Nese ishe duke i bere reklame laboratoreve te paligjshem te nderhyrjes ne gjenetiken njerezore, atehere terhiqem”, ia ka kthyer Olti.