Një doktorante ka vrarë vetën në Britani si pasojë e bullizmit.

Studentja me rezultate të shkëlqyera, e cila vuante nga depresioni, u gjet e varur në shtëpinë e saj në Canterbury më 11 tetor.

Jessica Small, 26 vjeçe, tallej nga shokët e klasës “pasi nuk ishte shik sa duhet”.

Mediat britanike shkruajnë se ajo tallej vazhdimisht në laboratorin e Universitetit dhe kjo e detyroi atë t’i japë fund jetës.