Nga Mihallaq Zhavo

1 dhjetor 2014 –  Ky libër duhet lexuar duke mos e kthyer vëmendjen mbrapa, duke pasur shikimin tek e tanishmja. Këtë ta imponon jo vetëm lidhja e së shkuares me të sotmen që ndihet në faqet e rrjedhshme të librit, por edhe prezenca pothuajse fizike e autorit gjatë leximit.

Thuhet se nga e shkuara duhet të nxjerrim mësime për të ardhmen. Për shqiptarët, kjo është akoma utopi, jo vetëm për faktin se e shkuara nuk është më, në të sotmen, por dhe i Urti, qe ka kohë pa u parë nga këto anë nuk ka kujt t’ia mësojë sot  të vërtetat e historisë.  Ne fakt historia jonë nuk ka mësime, por ka vetëm pësime. E tashmja jonë është mbushur me pësimet e të kaluarës të cilat janë mundësi e madhe për të ndryshuar fatet e kombit. Udhëdredhësit  e shqiptarëve e djegin të tashmen tonë duke na shitur hirin e të kaluares sikur te ishte pluhur ari. Teatri, fusha ku lëviz jeta është e tashmja dhe vetedija e nje kombi  matet me mënyrën se si jeton të tanishmen  e tij. Fatkeqësisht, njeriu shqiptar nuk e jeton te tashmen e tij. I vrarë, i qërruar nga e kaluara në gjumin e tij ëndërron te ardhmen. Endrrat sociale jane te fuqishme aq sa të krijojnë idenë e realitetit.

Vëzhgoni strategjinë e politikanëve: e eksitojnë dhe interpretojnë si të duan të shkuarën, nga ana tjetër premtojnë të bëjnë çudira në të ardhmen. Kjo strategji e nxjerr gjithmonë topin nga fusha e të sotmes. Nuk do të mjaftonte Spaçi për të strehuar kriminelët qe vrasin të vetmen dhuratë që Zoti i fal njeriut: të Tashmen.

 Gjendja spaçjane nuk do t'i ndahet shqiptarëve nëse ata nuk do të bëhen të vetëdijshem për të tanishmen e tyre. Çfarë është e tanishmja? Ajo është një gjendje gjithëpërfshirëse por mbi të gjitha karakterizohet nga zgjimi, inteligjenca dhe vetëdija, gjëra që shqiptarëve kanë tentuar ta eleminojnë gjatë historisë.

Vetëm lidhja e fillit të keputur të Arianës  lyp kthimin e shikimit mbrapa. Të shohim të kaluaren pa ndaluar  tek hiri i së shkuarës që mbush  Hi-storinë, pa kërkuar të zhbëhet ajo që është bërë sepse është e pamundur sado tragjike qoftë. Duhet të kujtojmë se në të tanishmen e të shkuarës është prerë filli i Arianës. Çdo e shkuar ka patur të tanishmen e saj.  Nëse gjejmë në të sotmen fillin e gjallë limfatik, potencën gjenetike dhe vetëdijen antike të shqiptareve ne  kemi bërë të shkuarën të tashme dhe të ardhmen të pamanipulueshme.

Në libër shohim sesi është vrarë ëndrra evropiane e shqiptarëve, por ajo gjithmonë do të vritet sa kohë qe shqiptaret do të ëndërrojnë. Endërrimi nënkupton se ti po fle, tregon se ti je ne gjume pavarësisht se sa të bukura janë ëndrrat që shikon. Dikush do që të enderrojme akoma që e Tanishmja me mundësitë e saj të mos jetë kurrë e jona.

Libri i Nebilit. Koha e lugatit, na jep një mundësi zgjimi.