Bodybuilderi i famshëm koreano-jugor, Park Seung-hyun vdiq në moshën 35-vjeçare.
Në vitin 2019, Seung-hyun pranoi se përdorte steroide dhe disa muaj më parë ai pranoi se vuante nga probleme mendore.
“Unë luftova me depresionin dhe isha duke iu nënshtruar trajtimit psikiatrik”, kishte thënë Seung-hyun në atë kohë. Në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale ai ka treguar se ai po peshonte 110 kilogramë.
Ai humbi pasionin për palestrën dhe synimet e tij, të cilat përfundimisht rezultuan me vdekjen e tij, shkaqet e të cilave nuk dihen.
Përveç bodybuilding, ai gjithashtu postonte përmbajtje për kanalin e tij në YouTube.