Trupi i Olta Gixharit nuk vjen nga asgjëja. Aktorja mund të ketë forma të lindura, por kujdeset të bëjë palestër rregullisht dhe të ushqehet shëndetshëm.

Madje edhe nëse e tepron ndonjëherë, ka gjetur formulën e duhur për t'i kërkuar falje stomakut.

Këtë sekret Gixhari e ka zbuluar në një vkideo të publikuar nga Beatrix Ramosaj në Insta Story, pas një dreke të bollshme me pica dhe fruta.

"Unë pasi ha pica dhe fruta kërkoj ujë të ngrohtë me limon për ngushëllim," tregoi Olta për të gjithë ndjekësit e këngëtares. Por e shoqëron edhe me verë.