Konsumimi i lartë i alkoolit gjatë natës së ndërrimi të viteve ka bërë që 57 persona të përfundojnë në urgjencën e QSUT-së.

Kanë qenë kryesisht të rinj ata që kanë paraqitur probleme me alkoolin.

Pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, qytetarët janë drejtuar në banesat e tyre.

Probleme me alkoolin apo ushqimin ka pasur edhe në rrethe.

Raste në urgjencë ka pasur edhe nga dëmtimet me mjete piroteknike.