Ish-deputeti Kujtim Gjuzi ishte i ftuar në rubrikën “Trotuar” ku diskutohej për festën e Shën Valentinit.
Gjuzi nuk i shpëtoi një pyetje ngacmuese.
Ish deputeti u pyet se me cilën nga moderatoret shqiptare do të donte të kalonte Shën Valentinin.
“Është pyetje e vështirë. Me gjithë bukurinë që kanë moderatoret, mbretëreshën nuk e tradhtoj dot.
Nëse e do për art, kam konflikt interesi, por mbesa ime është më e mira, Alesia Bami”, ishte përgjigja e tij.
Vetë Alesia nuk pati një koment në lidhje me këtë.





