Një ngjarje tronditëse vjen nga qyteti i Fierit. Një vajzë e mitur 12- vjeçare është abuzuar seksualisht. Si pasojë policia ka vënë në pranga nënën dhe bashkëjetuesin e saj.
Policia e Fierit informon se Ilmi Hoxhaj, 52 vjeç bashkëjetonte me Selvi Yzeiraj, 40 vjeçe, banuese në fshatin Mbyet, Fier dhe se ata u arrestuan nën akuzën se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë abuzuar seksualisht me të miturën E.Y 12 vjeçe.
Sipas kallëzimit të bërë, shtetasi Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me te miturën që në moshën 6- vjeçare”.
Gjithashtu të dy bashkëjetuesit në bashkëpunim kanë kultivuar bimë të dyshuara si kanabis, ku 21 bimë iu gjetën të mbjella në oborrin e banesës dhe po ashtu në shtëpi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej 41.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa i tharë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga Nenet 100/2, 283 dhe 284 të Kodit Penal.





