15shtator 2015 – Adoleshentja daneze ekzekutoi të ëmën, duke e qëlluar 20 herë me thikë, duke u frymëzuar nga krimet e ISIS. Ngjarja e ndodhur tetorin e shkuar u zbardh në gjykatë, ku u vendos dënimi me 9 vjet burg i 16-vjeçares Lisa Borch dhe 13 vjet për të dashurin e saj me origjinë nga Iraku.
Hetuesit zbuluan se, autorja e krimit, vjet 15 vjeçe, shihte pa pushim në internet videot e ekzekutimit të pengjeve nga terroristët e ISIS. Daily Mail shkruan për ngjarjen horror se adoleshentja kishte planifikuar me të dashurin e saj që të shkonin në Siri, për të marrë pjesë në luftën për xhihad. Nëna e vajzës i thonte të shkëpuste marrëdhëniet me 29-vjeçarin nga Iraku dhe të vazhdonte një jetë normale. E bija jo vetëm që nuk e ndoqi këshillën, por e bëri nënën e saj pre të sulmit me thikë, si xhihadistët e ISIS.
/portali DurresLajm/