Ai duhet të ishte mburoja e sigurisë për vajzën e mitur 15-vjecare, por në fakt u kthye në tmerrin e jetës së saj. Babai kryen aktin më të rëndë ndaj vajzës së tij të mitur, e përdhunon dhe e braktis në gjendje të rëndë psikologjike. Kjo është ngjarja e rëndë e shënuar në Dibër, ku policia ka arrestuar shtetasin Guri Përgjegji, 46 vjeç që akuzohet se ka kryer marrdhënie seksuale me të bijën. Arrestimi i tij u bë pas 12 orësh kërkimesh e ndjekje nga Policia në një banesë të pabanuar të fshatit Kastriot Dibër. Ndërkaq e mitura E.P, 15 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë psikogjike. Ajo rrëfeu ngjarjen me detaje, ndërsa espertiza mjeko-ligjore vërtetoi dëshminë e vajzës, përdhunimin.

Ngjarja

Vajza e mitur jetonte prej vitesh me babain dhe njerkën, por makthi më i madh i jetës nuk u kthye kjo e fundit, por gjaku i saj, i ati.

Ngjarja e rëndë është shënuar në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kastriot, ndërsa vajza u gjet nga policia në shtëpinë e xhaxhait të saj, në gjendje të rëndë psikologjike. Policia bën me dije se ditën e djeshme mbi bazën e një informacioni të marrë në rrugë operative në një fshat të Njësisë Administrative Kastriot, një minorene ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike.

“Shtetasja E.P, 15 vjeçe ishte në gjendje të rëndë psikogjike dhe ndodhej tek banesa e xhaxhait të saj. Nga veprimet paraprake kanë konstatuar se kishin të bënin me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini”, citon Policia.

E ndodhur në këto kushte shtetasja E.P është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër ku në prani të Psikologut, Prokurorit dhe të njerkës së saj është marrë në pyetje.

Vajza rrëfeu mes lotësh se të enjten rreth orës 11:00, poshtë fshatit Kastriot Dibër në një vend të pyllëzuar babai i saj biologjik, Guri Përgjegji ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Pas aktit ai është larguar menjëherë në drejtim të pyllit.

Ekspertiza mjeko- ligjore paraprakisht ka konfirmuar kryerjen e kësaj vepre penale.

Arrestimi

Menjëherë pas deklaratës së vajzës së mitur, efektivat e Policisë të Komisariatit të Policisë Dibër kanë bërë krehjen e territorit. Të ndihmuar dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative në orët e para të mëngjesit kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Guri Përgjegji, 46 vjeç, banues në Njesinë Administrative Kastriot Dibër, për veprën penale ‘Kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Kapja e tij u bë në një banesë të pabanuar të fshatit pas 12 oresh ndjekje nga Policia.

Të gjitha veprimet e para hetimore janë kryer nën kryesimin e Prokurorit dhe më pas do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër.