Nuk duronte të qarat e vogëlushes së tij, e për këtë arsye e vret në një moment çmendurie.
21 vjeçari amerikan Cory Morris është arrestuar, i akuzuar për vrasjen e së bijës së mitur, Emersyn.
Vajza ishte në shtëpi vetëm me të atin, ndërsa e ëma ishte në punë. Ndërsa po shihte tv, babai është shqetësuar nga të qarat e të bijës.
Ai e ka marrë në krahë dhe e ka goditur me grusht 15 herë në fytyrë dhe 7 herë në kraharor.
Më pas ka marrë në telefon policinë për të denoncuar aktin e tij të tmerrshëm.
Në polici ai ka rrëfyer se e ka rrahur të bijën në tentativë për t’i pushuar të qarën.





