Ish-sulmuesi i Chelsea-t dhe i shumë klubeve të tjerë në Europë, Demba Ba, rrezikon të mos luajë mëfutboll. 31-vjeçari, i cili luan prej verës së shkuar në Kinë, te Shanghai Shenhua, ka thyer këmbën në derbin kundër Shanghai SIPG. Sulmuesi i blerë nga Besiktas për 13 milionë euro, një ndër futbollistët më të paguar në botë, ka pasur rendiment fantastik te Shenhua, me 14 gola në 18 ndeshje, ka qenë vërtet i pafat dhe pamjet janë të frikshme.





