Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Milano të Italisë që fatmirësisht nuk u mbyll me tragjedi.
Një 40-vjeçari i kanë hedhur acid në shishen e tij të ujit.
Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një grua 52-vjeçare, e cila ishte kolege zyre me viktimën.
Ai e kuptoi që po pinte lëndë të rrezikshme menjëherë dhe hodhi shishen. Burri shkoi me shpejtësi në spital ku u konstatuan djegie në gjuhë dhe në sistemin tretës.
Por, fatmirësisht dëmtimet nuk ishin të rënda pasi ai kishte reaguar me shpejtësi.
Para këtij akti, mësohet se burri kishte marrë mesazhe të shumta kërcënuese.
Po ashtu, edhe dy kolegë të tjerë ishin kërcënuar më herët.
Pas të gjitha këtyre akteve qëndronte pikërisht 52-vjeçarja identiteti i së cilës nuk bëhet me dije nga policia italiane.
Në telefonin e saj janë gjetur edhe mesazhet kërcënuese për kolegët.





