Një ngjarje e rëndë dhe alarmante njëkohësisht raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës.
Sikundër duket në foto, një burrë ndjek me thikë fëmijët në një park në afërsi të “Lungomares”.
Nuk dihet shkaku i këtij veprimi të këtij shtetasi, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jete me probleme të shëndetit mendor.
Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet, priten më tepër detaje në vijim.