Gazetari shqiptar Shpetim Zinxhiria ka denoncuar një ngjarje të rëndë, që sipas tij i ka ndodhur një 15-vjeçari nga Elbasani, në Kato Patisja në Greqi. Në faqen e tij në “Facebook” gazetari Zinxhira shkruan se një polic grek e ka goditur adoleshentin shqiptar me skafandër në organet gjenitale, duke i rrezikuar jetën.
“Dje një 15 -vjeçar nga Qyteti i Elbasanit është goditur nga dy policë grek. Njeri prej tyre ka hequr skafandren dhe e ka goditur femijen ne organet gjenitale në sy te disa qytetareve. Femija eshte derguar ne spital ku ka marre mjekimet përkatese. Goditja ka lene gjurmë dhe mjeket kanë raportuar per kete goditje. Ngjarja ka ndodhur ne Kato Patisja me autorë nga dy punonjës policie që i përkasin Komisariatit te Policise Agio Pantelimona. E publikoj edhe këtë RAST ketu, pasi perfaqesuesi i policise prane ambasades sonë që paguhet nga ne, nuk do te komunikoje per te tilla raste. Është një turp që vetëm me shtetin shqiptar ndodhin këto. Nese Shtetit shqiptar i bie ne vesh kjo gje le te bej “detyren e shtepise” të bej atë që i takon. Boll me përralla të “një mijë netëve”..”- shkruan gazetari Shpetim Zinxhiria në faqen e tij në “Facebook”.
Zinxhiria thotë se ka kërkuar informacion për ngjarjen pranë përfaqësuesve shqiptare në Greqi, por përgjigjja që ka marrë nga përfaqësuesi Bujar Mema është: “Nuk dua të komunikoj me asnjë nga ju.”.
“Turpi që dikush duhet të mbajë përgjegjësi”, shkruan gazetari.





