Një rast i rëndë i dhunës ndaj të miturve është regjistruar më 31 gusht në Shkup. Shtetasja 30- vjeçare, A.H pas një zënkë të rëndë më vjehrrën ka vendosur që të gjithë inatin t'ia nxjerrë fëmijës së saj 19 muajsh. Duke u grindur me vjehrrën ajo njëkohësisht ka goditur fëmijën e saj, deri në një moment kur nuk duron më dhe e hedh në ajër, duke e përplasur në tokë.
Ngjarjen e ka denoncuar një kalimtar i rastit, i cili pasi ka parë veprimin e nënës ndaj fëmijës së saj ka telefonuar menjëherë policinë. Ndërkohë fëmija është dërguar menjëherë në spital, ku janë konstatuar tronditje në tru. A.H është dënuar 30 ditë paraburgim për çështjen penale "neglizhencë dhe dhunim ndaj fëmijës së mitur".





