Policia e Firences ka arrestuar një hajdut serial, i cili kishte kryer grabitje dyqanesh prej thuajse dy vitesh. Hajduti më në fund ishte identifikuar.
Personi në fjalë ishte autor i të paktën 12 grabitjeve në dyqane të ndryshme në Firence mes Dhjetorit 2022 dhe Tetorit 2024.
Pamjet e kamerave të sigurisë, kanë zbuluar në disa raste një detaj që ka tërhequr hetuesit, një tatuazh që ai kishte në qafë dhe që kishte stemën e Juventusit.
Pas disa muajsh hetime dhe përgjime, policia e Firences ka arrestuar autorin, duke e vënë në pranga, me akuzën e vjedhjeve dhe shkatërrimit të pronës. Bëhet e ditur se vlera e objekteve të vjedhura arrinte deri në 100 mijë euro.





