Një grua shtatzënë, u tërbua kur kapi mat burrin e saj duke drekuar me të dashurën në një restorant. E xhindosur siç ishte, ajo ka shkatërruar makinën e të shoqit. Ajo thyen xhamin e përparmë, kërcen dhe shkel me këmbë mbi çatinë e makinës dhe për t’u siguruar që është shkatërruar totalisht, gjuan një gur të madh në xhamin e pasmë.
Një prej personave që ka parë këtë skenë, nuk u përmbajt pa e regjistruar me celularin e tij dhe ta publikonte më pas në internet.
Incidenti ka ndodhur të shtunën në afërsi të kryeqytetit të Brazilit, Brasilia. Nuk dihet nëse burri ka bërë denoncim kundër gruas së tij.