Ka zbuluar se i fejuari e ka tradhtuar dhe ajo ka vendosur të marrë hak, por pa e menduar se do të përfundonte në burg.

21-vjeçarja angleze Ilona Wroblewska ka zbuluar se i fejuari i saj Juan Majendie nuk i qëndronte besnik, pasi ka gjetur disa fotografi të nxehta që e dashura e tij e re ia kishte dërguar në telefon.

Tepër e acaruar dhe e zemëruar nga veprimi i të fejuarit të saj, ajo ka vendosur që fotografitë e “rivales”, t’ia dërgojë disa personave të ndryshëm në Facebook, duke hapur profil fals.

Ilona nuk e mendoi aspak se mund ta pësonte nga veprimi që kreu, pasi vajza e dëmtuar e denoncoi në polici.

21-vjeçarja është dënuar me 6 javë burg dhe me gjobë prej 365 stërlinash, ndërsa i fejuari i saj është shpallur i pafajshëm.

Ai e kishte tradhtuar Ilonën për muaj të tërë, duke krijuar edhe një histori paralele me vajzën e cilësuar si palë e dëmtuar.

E kështu Ilona humbi të fejuarin, por vuajti edhe burgun.