Policia ka arrestuar një edukatore kopshti në kryeqytet, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të mitur. 30-vjeçarja me inicialet D.R. u arrestua pas denoncimit të bërë nga shtetaset J. B. dhe M. L. Sipas akuzave, edukatorja ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në një kopsht privat në rrugën “Nikolla Lena”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopshti, bën me dije policia.
Njoftimi i policisë
Ushtron dhunë ndaj fëmijëve të mitur në kopsht
Në pranga edukatorja e kopshtit
Më datë 04.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë arrestuar shtetasen:
– D R, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion edukatore kopshti
Kjo shtetase është arrestuar, sepse me datë 04.06.2017, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 2, janë paraqitur shtetaset J. B. dhe M. L., të cilat kanë bërë kallëzim duke pretenduar se më datë 30.05.2017 dhe 31.05.2017, shtetasia D.R, duke kryer detyrën e saj si edukatore pranë një kopështi privat në rrugën “Nikolla Lena”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në këtë kopësht.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga Neni 124/b i Kodit Penal





